Spartak Ngjela: Meta dhe Berisha anti-amerikanë të thekur, shumë shpejt do dalë dosja e tyre, ja skema që duhet të ndjek Alibeaj për të ‘vrarë’ politikisht kryefoltoristin

Avokat i njohur, Spartak Ngjela është shprehur dje se Partia Demorkatike del nga kriza vetëm nëse zgjedhin personalitete për t’i kandiduar në zgjedhjet vendore. Gjatë një interviste, Ngjela e konsideron Sali Berishën si fajtor për përçarjen e PD dhe nuk ka mbështetje pasi njerëzit janë të mërzitur me të. Madje avokati theksoi se shumë shpejt do dalin dokumente që tregojnë aktiviteti e dyshes Meta-Berisha kundër Amerikës. Sa i përket koalicionit Berisha-Meta dhe deklaratave të tyre se do të sjellin ndryshimin më 14 maj, avokati Ngjela i quan si “të mërziturit e humbur” që nuk kanë asnjë mbështetje. Ndërkohë për listat e Partisë Socialiste, avokati Ngjela thotë se treguan forcë me vendimin e tyre pasi rikonfirmuan si kandidatë 44 kryebashkiakët aktualë.