Uncategorized

Tabaku kundër Alibeajt: Të mos ketë kandidatë të tjerëm të mbështesim ata të Primareve (Berishës)

Në orët e mbrëmjes së djeshme, Enkelejd Alibeaj ka hasur në kundërshtimin e mbështetësve të tij teksa propozoi se do të nxjerrë Roland Bejkon si kandidat në Tiranë, përballë kandidatit të demokratëve, Belind Këlliçi.

Por kundër këtij propozimi ka qenë deputetja Jorida Tabaku. Ajo nuk ka marrë pjesë fare në votimin që është bërë brenda grupit Alibeaj dhe në fjalën e saj është shprehur se, është kundër nxjerrjes së kandidatëve që do të dobësonin kandidatët e opozitës.

Tabaku është shprehur se duhen mbështetur kandidatët e dalë nga primaret.

Unë jam kundër kandidateve për kryetare bashkie të tjerëe nga opozita. Për më tepër në Tiranë, Durrës dhe Elbasan! Përçarja e partisë në bazë është shumë e dukshme, sidomos në Tirane dhe çdo vendim i tillë thjesht do ta përkeqësonte situatën! Ne duhet të mendojme për emrin e Partisë Demokratike dhe për logon e PD-së dhe duhet ta mbrojmë atë të ngrihet e jo të rrudhet!

Jeni duke vepruar gabim dhe po e zvogëloni Partinë Demokratike! Na lejoni të fokusojmë energjitë në listat e këshillit bashkiak dhe te emri i subjektit Partia Demokratike”, është shprehur deputetja Jorida Tabaku në mbledhjen e grupit Alibeaj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button