Life Style

VIDEO / Lëvizi me automjet në trotuar, gjobitet me 18 mijë lekë drejtuesi

Drejtoria Vendore e Policisë së Durrësit reagoi në lidhje me një video të postuar në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një automjet duke lëvizur në trotuar.

DVP Durrës informon se, menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës kanë kryer verifikimet për automjetin dhe kanë ndëshkuar drejtuesin e tij, me masën administrative 18 000 lekë të rinj, bazuar në Kodin Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë, konform ligjit dhe me paanshmëri.

/a.r

#VIDEO #Lëvizi #automjet #në #trotuar #gjobitet #mijë #lekë #drejtuesi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button