Tech

Në vendin e dytë/ Italianët të “fiksuar” me Shqipërinë: Edhe në internet kërkojnë… “Albania”

Debatet kryesisht për çështjet politike karakterizuan këtë verë për italianët në rrjetet sociale.

Por një analizë e kryer nga kompania “Arcadia”, zbuloi tre temat për të cilat kanë diskutuar apo kërkuar më shumë italianët në internet.

Fjalët kyçe për të cilat italianët kërkuan apo komentuan në shumë ishin “paga minimale”, “Shqipëria” dhe fjala “akcizë”.

Tema e “pagës minimale” ka arritur një rekord të padiskutueshëm duke grumbulluar gjithsej 32 630 përmendje gjatë tre javëve të para të gushtit.

Ndërkohë që ”Shqipëria” zuri vendin e dytë, me 28 890 përmendje, duke u pozicionuar shumë pranë vendit të parë.

Vendin e tretë më të përmendur në komentet e italianëve e zuri fjala ”akcizë” me 23 130 përmendje, e ndjekur nga fjala ”faturë” me 15 180.

Ajo që është shfaqur dukshëm është se fotot e faturave të bareve dhe restoranteve kanë gjeneruar interes të madh, duke ndezur diskutime të gjalla në mediat sociale.

Duke kaluar te analiza e angazhimit, ”paga minimale” dhe ”Shqipëria” u gjetën si fjalët kyçe më tërheqëse. Shuma totale e reagimeve ka kaluar shifrën 14 milionë, çka nënvizon përfshirjen aktive të komunitetit online.

”Paga minimale” dhe ”Shqipëria” spikasin në këtë garë duke marrë një vëmendje të jashtëzakonshëm prej 61,52% që nga fillimi i muajit.

Vlen të theksohet se kur bëhet fjalë për “pagën minimale”, përmbajtja me më shumë interes ishte një video e shpërndarë nga Giorgia Meloni në TikTok, e cila grumbulloi 1,6 milionë shikime./tch

#Në #vendin #dytë #Italianët #të #fiksuar #Shqipërinë #Edhe #në #internet #kërkojnë.. #Albania

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button