Aktualitet

Sherr në Athinë, shqiptari goditet me plumb në kokë

E rëndë në Greqi/ I riu shqiptar kërcënon me thikë të moshuarën dhe e përdhunon

Një shqiptar është plagosur me armë në kokë në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Menidi” të Athinës.

Fillimisht, të shtunën e kaluar, shqiptari ka shkuar në një festë në këtë lagje, në momentin që po mblidheshin karriget.

Aty papritur ka filluar një sherr mes tij dhe dy personave të tjerë. Në sherr ka hyrë dhe nje 35-vjeçar grek, i punësuar në një dyqan akulloresh, i cili ka goditur në fytyrë shqiptarin.


Të shtunen u mendua se sherri përfundoi aty, por në orët e para të dites së sotme, ka shkuar i armatosur në të njejtin vend duke hapur zjarr ndaj 35-vjeçarit grek, duke e plagosur në këmbë.

Duke u larguar, shtetasi shqiptar është përplasur me një kalimtar duke i rënë arma nga dora. Armen, ka arritur ta marrë 35-vjecari grek, i cili ka hapur zjarr ndaj shqiptarit duke e plagosur rëndë në kokë.

Të dy janë transportuar në spital, ku greku është në gjendje të mirë, ndërsa shqiptari është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Shqiptari është me origjinë nga Fieri.

#Sherr #në #Athinë #shqiptari #goditet #plumb #në #kokë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button