Kush do ta fitojë luftën për Shkodrën? Analistët përplasen në studio

Analisti Neritan Alibali ishte i ftuar këtë të shtunë në studion e emisionit Review në Euronews Albania, ku bëri një analizës së zgjedhjeve lokale në Bashkinë e Shkodrës.
Alibali theksoi me bindje të plotë se Shkodra nuk do të shkojë majtas pavarësisht investimit të fortë të PS-së.
Nga ana tjetër gazetari Klevi Muka tha se kalimi i Agron Çelës me PS-në, si dhe kandidimi i Benet Becit, do të bëjë që të ketë garë të fortë.
Pjesë nga biseda:
Alibali: Nëse nuk do të ketë kandidatë nga Alibeaj, pasi dhe kandidati i 6 marsit ishte nga familje e mirë dhe mori 17% të votave, por unë nuk besoj se dorëzohet Shkodra. Shkodra nuk e ka çuar kurrë majtas, edhe kur nuk i ka pëlqyer kandidati i PD-së, ka votuar kandidatin tjetër të djathtë si në vitin ’96.
Muka: Kemi votat e Agron Çelës që i kalojnë PS-së, kemi angazhimin e Benet Becit, kemi angazhimin e Elisa Spiropalit dhe PS është e angazhuar fortë që ta marrë si bashki. Do të ketë garë të fortë.
Alibali: Edhe sikur të bashkosh LSI-në, me PSD-në dhe PS-në, nuk del Partia Demokratike humbëse. Nuk thyhet Shkodra. Në Shkodër nuk ka garë.
Euronews