Aktualitet

Shuhen 15 vatra zjarri në 24 orët e fundit/ Ministria e Mbrojtjes bën bilancin, ja si paraqitet situata në terren

15 vatra zjarri janë shuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në një postim në rrjetin social shkruan se po punohet me intensitet për neutralizimin e 2 vatrave që vijojnë të jenë aktive.

Të gjitha kapacitetet në nivel vendor dhe qendror, shton Peleshi, janë në gatishmëri të plotë për mbajtjen nën kontroll të situatës.

Pas shumë orësh në “luftë” me zjarret, falë punës së bërë nga efektivët e Forcave të Armatosura, punonjës të shërbimit zjarrfikës dhe emergjencave civile pranë pushtetit vendor, 15 vatra zjarri janë shuar në zona të ndryshme të territorit të vendit, gjatë 24 orëve të fundit. Po punohet me intensitet në vetëm 2 vatra aktive për neutralizimin e tyre.

Në fshatin Krastë, njësia administrative Fushë-Krujë, puna vazhdon për zjarrin e rënë në një sipërfaqe me pisha ku situata është nën kontroll.

Gjatë gjithë natës dhe pa ndërprerje po punohet në vendgrumbullimin e mbeturinave të qytetit Elbasan, për kapsulimin e vatrave pas zjarrit me përmasa të mëdha, pasditen e djeshme. 71 forca të emergjencave civile dhe efektivë të Forcave të Armatosura nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile kanë bërë të mundur izolimin e vatrave të zjarrit. 16 mjete zjarrfikëse dhe 10 mjete ndihmëse i janë bashkuar këtij operacioni duke përmirësuar situatën e vështirë të krijuar nga temperaturat e larta që krijohen nga djegia e mbeturinave.

Të gjitha kapacitetet në nivel vendor dhe qendror janë në gatishmëri të plotë për mbajtjen nën kontroll të situatës.

/a.r

#Shuhen #vatra #zjarri #në #orët #fundit #Ministria #Mbrojtjes #bën #bilancin #paraqitet #situata #në #terren

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button