Tech

Qarkullonin me makinë/ Me armë në brez, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë: Merr në “qafë” edhe dy shokët e tij

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona për veprën penale armëmbajtje pa leje.

Të arrestuar nga ky operacion janë dy 31-vjeçarët, Enea Turja, Neritan Sinani dhe 35-vjeçari, Mikel Mustafaj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e Turjas rezultoi se Mustafaj qarkullonte me armë me vete.

Shoferi dhe pasagjeri miq të 35-vjeçarit u arrestuan për mos kallëzim të krimit. Policia sekuestroi  një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak./m.j

#Qarkullonin #makinë #armë #në #brez #arrestohet #35vjeçari #në #Tiranë #Merr #në #qafë #edhe #shokët #tij

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button