Aktualitet
Zbulohet plantacioni i kαnabisit në Kretë, vihet në pranga një shqiptar

Autoritetet greke kanë zbuluar një plantacion të ri kanabisi në Kretë, ku për pasojë janë arrestuar tre persona, mes tyre një shqiptar siç raportojnë mediat e huaja.
42-vjeçari shqiptar ndodhej në vendngjarje në momentin e arrestimit. Gjatë kontrollit u sekuestruan 324 bimë kanabis dhe 3 armë zjarri. Aktualisht shqiptari dhe dy persona të tjerë të moshës 29 dhe 62 vjeç ndodhen në paraburgim në Kretë në pritje të masës së sigurisë nga drejtësia greke.
#Zbulohet #plantacioni #kαnabisit #në #Kretë #vihet #në #pranga #një #shqiptar
Lapsi