Aktualitet
Aksidentohet motori i “Shqiponja” me mjetin e drejtuar nga italiani, plagoset polici në Sarandë

Një aksident me pasojë plagosjen e një polici ka ndodhur pas mesnate në Sarandë, në zonën e quajtur ‘Qafë Gjashë’. Motori i forcave “Shqiponja” të Tiranës, i ardhur për të asistuar policinë e Sarandës është përplasur me një mjet të drejtuar nga një shtetas italian.
Efektivi i policisë është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës.
Gjatë pasdites deri në orët e para të mëngjesit efektivët e Task – Forcës të Qarkullimit Rrugor kanë kryer edhe disa arrestime në Sarandë, të personave që janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në Ksamil dhe Sarandë.
#Aksidentohet #motori #Shqiponja #mjetin #drejtuar #nga #italiani #plagoset #polici #në #Sarandë
Lapsi