Sport

Presidenti i Federatës spanjolle Rubiales njofton dorëheqjen: pas skandalit të puthjes, edhe FIFA nis hetimin

Rubiales

FIFA ka hapur një procedim disiplinor kundër presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales. Në fokus, sjellja e tij pas finales së Kupës së Botës për femra. Rubiales ka puthur në buzë pa konsensus Jennifer Hermoso, lojtaren e kombëtares iberike gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve. “Jam i fortë dhe ndërgjegjja ime është e pastër” u përpoq të mbrohej Rubiales. Por si bëjnë të ditur mediat iberike, Rubiales do të japë dorëheqjen sot.

Njoftimi mbi dorëheqjen e presidentit vjen pak orë pas komunikimit të hapjes së procedimit disiplinor nga FIFA ndaj Rubiales. Komisioni Disiplinor i FIFA-s informoi sot z. Luis Rubiales, President i Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF), për hapjen e procedurave disiplinore kundër tij. Në bazë janë ngjarjet e ndodhura gjatë finales së Kupës së Botës FIFA për femra të dielën, 20 gusht. Këto fakte mund të përbëjnë shkelje të neneve 13.1 dhe 13.2 të Kodit Disiplinor të FIFA-s”, thuhet në një deklaratë që ka dalë në profilet sociale të FIFA-s.

Lexo më tej: Puthi në buzë futbollisten, plasin polemikat në Spanjë. Rubiales mbrohet habitshëm: “Idiotë gjithandej”


Komisioni Disiplinor “nuk do të japë informacione të mëtejshme për këtë procedurë disiplinore derisa të merret një vendim përfundimtar për të”. Nga ana e saj, FIFA “rikonfirmon angazhimin e saj absolut për respektimin e integritetit të të gjithë njerëzve. E për këtë arsye dënon fuqishëm çdo sjellje të kundërt”.

EDHE KRYEMINISTRI KUNDËR…

Kundër presidentit të Federatës kishin dalë edhe qeveritarë. Kryeministri Pedro Sánchez e përshëndeti ftohtë në pritjen e kampioneve të botës në Moncloa dhe i kërkoi shpjegime përse kishte puthur lojtaren pa pëlqimin e saj. “Duhet të vazhdojmë të marrim masa për të sqaruar atë që kemi parë. Ka pasur disa sjellje të papranueshme, të cilat tregojnë se në vendin tonë ka ende një rrugë të gjatë për të bërë sa i përket respektimit dhe barazimit të të drejtave të burrit dhe gruas. Ishte një gjest i papranueshëm”, tha kryeministri i përkohshëm i qeverisë. Nuk duhen harruar se në Consejo Superior de Deportes ka tre denoncime në tryezë ndaj Rubiales dhe Victor Francos, kreu i Këshillit, pati paralajmëruar: “Nëse Federata nuk vepron, do të veprojmë ne”.

#Presidenti #Federatës #spanjolle #Rubiales #njofton #dorëheqjen #pas #skandalit #të #puthjes #edhe #FIFA #nis #hetimin

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button