Njeriu i afërt i Putin: Prigozhin u vra si një “dhuratë” për Zelenskyn

Yevgeny Prigozhin u vra nga shërbimi inteligjent i Ukrainës si një ‘dhuratë për Zelenskyn’ në ditën e pavarësisë së Ukrainës, ka pohuar ish-zëdhënësi i Vladimir Putin.
Sergei Markov, i cili është një “mbështetës i zjarrtë” i presidentit rus dhe dikur një këshilltar i ngushtë i tij, tha se ishte “absolutisht e qartë se Prigozhin u vrarë nga shërbimi i inteligjencës ukrainase”, një natë para festës së Pavarësisë së vendit.
Pavarësisht pretendimeve të Markov, vdekja e Prigozhin shihet gjerësisht si një vrasje e urdhëruar nga Kremlini, për t’u hakmarrë ndaj rebelimit që shefi i Wagner ndërmorri dy muaj më parë kundër ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu.
Pasi fajësoi shërbimin e inteligjencës ukrainase për vdekjen e Prigozhin, Markov e përshëndeti atë si një “hero rus” pavarësisht përpjekjeve për grusht shteti në vend.
Ish-këshilltari i Kremlinit, i cili tani është një ndër përhapësit e propagandës ruse në Universitetin Shtetëror të Moskës, pohoi se provat për deklaratat e tij ishin ‘tepër të qarta’.
/a.r
#Njeriu #afërt #Putin #Prigozhin #vra #një #dhuratë #për #Zelenskyn