Aktualitet

3 britanikë sulmohen me armë në Prishtinë, plagoset një prej tyre

Tre persona me shtetësi britanike kanë qenë objektiv i një sulmi me armë në Prishtinë, në orët e para të mëngjesit.

Sipas të dhënave nga policia e Kosovës, 3 britanikët janë qëlluar me armë nga një makinë në rrugën “Rrafshi i Kosovës”, teksa një prej tyre ka mbetur i lënduar.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka sekuestruar gëzhojat dhe armën nga kanë ardhur të shtënat, ndërkohë që autorët janë larguar në drejtim të paditur.

Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë, teksa policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe mund të ndihmojnë për zbardhjen e saj.

/f.stafa

#britanikë #sulmohen #armë #në #Prishtinë #plagoset #një #prej #tyre

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button