Aktualitet

Wagner: Prigozhin vdiq si hero për shkak të tradhtarëve të Rusisë

Wagner

Një kanal në rrjetin “Telegram” i konsideruar i lidhur me grupin e mercenarëve “Wagner” deklaroi se Yevgeny Prigozhin ka vdekur. Agjencia e lajmeve “Reuters” citon se ky është reagimi i parë që bëhet nga ky grup.

“Kreu i Grupit Wagner, një Hero i Rusisë, një patriot i vërtetë i Atdheut të tij, Yevgeny Viktorovich Prigozhin vdiq si rezultat i veprimeve të tradhtarëve ndaj Rusisë. Por edhe në ferr, ai do të jetë më i miri! Lavdi Rusisë!” – thuhet në një postim në kanalin “Zona Gri”.

Autoritetet ruse thonë se në avion ishte edhe komandanti dhe bashkëthemeluesi i “Wagner”, Dmitry Utkin. Emri i tij ishte në listën e atyre që po udhëtonin në aeroplanin e rrëzuar sipas agjencisë ruse të transportit ajror. Edhe “Zona gri”, kanali Telegram që besohet se është i lidhur me Wagner, tha gjithashtu se Utkin është ka humbur jetën.


Agjencia Federale e Transportit Ajror të Rusisë ka përfshirë emrin e Yevgeny Prigozhin në listën e atyre “të deklaruar se udhëtonin në bordin e avionit të rrëzuar”. Emri i Prigozhin renditet së bashku me 6 pasagjerë të tjerë dhe 3 anëtarë të ekuipazhit.

BBC ndërkohë ka pyetur njerëz të thjeshtë në kryeqytetin rus, Moskë ndaj lajmit për rrëzimin e avionit dhe vdekjen e shefit të Wagner, Prigozhin. Një burrë i quajtur Dmitry thotë se ishte “e pritshme për shkak të disa gjërave që ai bëri” dhe shton “ata duhet të ndëshkohen”. Dmitri vazhdon duke thënë se Prigozhin “kishte shumë armiq, me sa di unë”.

Kur një grua e pyet nëse është e shqetësuar për fatin e Prigozhinit, ajo përgjigjet duke thënë: “Ne jemi të shqetësuar për të gjithë; zemra jonë dhemb për të gjithë në botë”. ©

#Wagner #Prigozhin #vdiq #hero #për #shkak #të #tradhtarëve #të #Rusisë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button