Aktualitet
Tre makina përplasen në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen 4 persona

Një aksident i rëndë është raportuar gjatë mbrëmjes në Kosovë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Prishtinë-Podujevë. Në aksident janë përfshirë tre automjete, e për pasojë 4 persona kanë mbetur të plagosur.
“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatëm për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të rëndë. Policia po heton në vendin e ngjarjes.
#Tre #makina #përplasen #në #rrugën #PrishtinëPodujevë #lëndohen #persona
Lapsi