Përdhunoi 12-vjeçaren shqiptare, dënohet me burg afgani

Një azilkërkues afgan është dënuar me burg pasi përdhunoi dy herë një 12-vjeçare shqiptare, raporton Daily Mail.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në një hotel azilantësh në Angli.
12-vjeçarja vulnerabël u përdhunua nga 25-vjeçari Sakhdid Ahadi, i cili vazhdonte të mashtronte për moshën e tij.
Gjykata e dënoi atë me 12 vite burg.
Ahadi kishte kërkuar azil në Britani me pretendimin se ishte qëlluar nga talibanët kur kishte refuzuar të rekrutohej në ushtri. Sipas tij, talibanët i kishin vrarë edhe babain.
Vajza shqiptare dhe vëllai i saj ishin sjellë në Britaninë e Madhe nga nëna e tyre dhe familja ishte akomoduar në një hotel historik.
Afgani pranoi fajin, por tha se kishte menduar se vajza ishte 19 vjeç.
Viktima e tij tha se ka pësuar traumë të rëndë emocionale dhe tani qan gjithë kohën. “Nuk më zë gjumi natën dhe ndjej sikur dikush po më ndjek”.
Kurse nëna e viktimës tha: “Më ra qielli në kokë dhe më shkatërroi. Ne erdhëm në këtë vend për siguri dhe nuk doja kurrë që diçka e tillë t’u ndodhte fëmijëve të mi”.
#Përdhunoi #12vjeçaren #shqiptare #dënohet #burg #afgani
Lapsi