Aktualitet
Fluks makinash në autostradën Tiranë-Durrës, qytetarët drejt plazheve

Qytetarët i janë drejtuar plazhit këtë të diel si pasojë edhe e temperaturave te larta. Durrësi dhe Gjiri i Lalëzit mbeten gjithmonë destinacione për kryeqytetasit dhe kjo ka sjellë trafik.
Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në autostradën Tiranë-Durrës, duke bërë që makinat të qëndrojnë pa lëvizur nga vendi.
Po ashtu edhe në zonën e Lezhës janë parë radhë të gjata makinash. Situata nuk është e re, pasi thuajse gjatë gjithë sezonit veror aksi në fjalë ka qenë tejet i rënduar në të dy kahet e rrugës edhe për shkak të ndërhyrjes që u bë gjatë verës për riparimin e autostradës.
#Fluks #makinash #në #autostradën #TiranëDurrës #qytetarët #drejt #plazheve