FOTO/ U arrestuan për koncesionin e sterilizimit, Rjepaj i qeshur

Ka përfunduar seanca në GJKKO ndaj të pandehurve sa i takon koncesionit të sterilizimit dhe gjykata është tërhequr për vendim.
Mësohet se avokatja e ish-zv.ministrit të Shëndetësisë Klodian Rjepaj ka kërkuar një masë më të butë sigurie për klientin e saj ose garanci pasurore.
Në pranga për koncesionin, ra edhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Sakaq janë dhënë 2 arrest me burg dhe 4 detyrim paraqitje.
Mësohet se gjatë miratimit të arresteve Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar e ka orientuar SPAK-un që të zgjerojë hetimet edhe ndaj ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe ish ministrit të Financave, Shkëlqim Cani. Ky i fundit u thirr dje nga SPAK dhe ka dhënë dëshminë e tij për më shumë se 3 orë.
#FOTO #arrestuan #për #koncesionin #sterilizimit #Rjepaj #qeshur
Lapsi