Droni ukrainas godet një godinë në Moskë, Kremlini akuzon Kievin: Sulm terrorist

Nga qiejt dikur të padepërtueshëm të Rusisë, vijojnë të bien dronë Ukrainas. Një i tillë u përplas pas një godine në qendër të Moskës ditën e premten, pasi u rrezua nga mbrojtja ajrore e Rusisë, duke shkaktuar probleme në qarkullim tek të gjitha aeroportit civile të kryeqytetit.
Një dëshmitar i cituar nga agjencia e lajmeve Reuters, përshkroi një shpërthim të fuqishëm, ndërsa imazhet nga vendi i ngjarjes treguan ekipet e ndërhyrjes së shpejtë teksa inspektonin tarracën e një godine jo-rezidenciale e goditur nga droni.
“Rreth orës 4:00 të mëngjesit, regjimi i Kievit ndërmori një tjetër sulm terrorist duke përdorur një mjet pa pilot, ndaj objekteve të lokalizuara në Moskë dhe në rajonin e Moskës”, tha Ministria e Mbrojtjes në Rusi.
Kryebashkiaku Sergei Sobianin bëri të ditur se nuk ka viktima dhe se mbrojtja ajrore e kishte shkatërruar dronin që ra mbi një ndërtesë të kompleksit Expo Center.
Kompleksi përfshin seksione të mëdha ekspozitash dhe ambiente multi-funksionale, dhe gjendet më pak se 5 km larg Kremlinit.
Trafiku ajror u pezullua përkohësisht në 4 aeroportet më të mëdha rreth kryeqytetit- Vnukovo, Domodedovo, Sheremetyevo dhe Zhukovsky – të cilat më vonë u rihapën.
Sulmet me dronë brenda Rusisë janë rritur ndjeshëm, që kur një mjet i tillë fluturues u shkatërrua mbi Kremlin në fillim të majit. Zona civile në kryeqytet u goditën më vonë po atë muaj, ndërsa një zonë biznesi në Moskë u shënjestrua 2 herë brenda tre ditësh gjatë gushtit./f.s
#Droni #ukrainas #godet #një #godinë #në #Moskë #Kremlini #akuzon #Kievin #Sulm #terrorist