Tech

Dyndje drejt Korçës dhe Jugut në fundjavë, rëndohet trafiku në Bradashesh

Fluksi i shtuar i pushuesve që i drejtohen bregdetit të Jugut të vendit në fundjavë, por edhe ata që zgjedhin të ndalen në Korçë për “Festën e Birrës”, kanë rënduar trafikun në Elbasan.

Unaza e qytetit është një ndër më të ngarkuarat në periudha të caktuara të vitit për shkak të lëvizjes drejt juglindjes, por po ashtu mbetet problematik aksi nga rreth rrotullimi i Bradasheshit.

Fluksi i trafiku si për në Jug ashtu dhe për në Juglindje është i lartë, por lëvizja bëhet rrjedhshëm. Shërbimet e qarkullimit janë në terren dhe po menaxhojnë trafikun. Këshillojmë drejtuesit e mjeteve të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara. Të mos përdorin aparatin telefonik gjatë drejtimit të mjetit dhe të shamngin konsumimin e pijeve alkoolike.

Shefi i Sektorit të Qarkullimit në Elbasan – Valentin Florini

#Dyndje #drejt #Korçës #dhe #Jugut #në #fundjavë #rëndohet #trafiku #në #Bradashesh

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button