Aktualitet

Nuk bëhet shaka me nervin e himarjotit

Manjani në protestë për Belerin: Nuk bëhet shaka me nervin e himarjotit

Avokati Ylli Manjani nga protesta që po mbahet në Himarë në mbështetje të kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Belerit, ‘kërcënoi’ kryeministrin Edi Rama, duke i bërë thirrje që të mos bëjë shkak me nervin e himarjotëve.

Më tej ai u shpreh se nuk bëhet fjalë vetëm për Belerin, por për demokracinë dhe vullnetin e lirë të shqiptarëve.

“Nuk bëhet shaka me nervin e himarjotit. Rama e ka gabim që luan me nervin e himarjotit se do e ketë me keq se ai i gjermanit. Nuk është çështja vetëm për Belerin, por është fjala për demokracinë, për ju, për vullnetin e lirë. Si është e mundur që në vitin 2023 gjunjëzojnë vullnetin e lirë? Edhe mua s’më pëlqen Rama, por është kryeministër. Pse me të pëlqyer është kjo punë? Kjo është një ngjarje e rëndë juridike për shtetin shqiptar. E arrestuan me pretendimin se u kap në flagrancë dhe unë e kam parë atë letër dhe nuk është e tillë. E dini kush ehte kapur në flagrancë? Policia e Shtetit, që gjet dëshmitarë fals. Gjetën hallexhiun fals, por e mëshirojmë atë se nga halli e ka bërë”, u shpreh Manjani në protestë.


#Nuk #bëhet #shaka #nervin #himarjotit

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button