Aktualitet
Zhduket 18-vjeçarja nga Fieri, e ëma denoncon në polici

Një 18-vjeçare nga Fieri ka humbur kontaktet me familjen e saj. Ka qenë e ëma që ka bërë denoncimin në polici, duke thënë se vajza është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
“Në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasja R. H., 39 vjeçe, se në datë 09.08.2023, i është larguar nga banesa, vajza e saj 18 vjeçe, dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 18-vjeçares. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.
#Zhduket #18vjeçarja #nga #Fieri #ëma #denoncon #në #polici
Lapsi