Life Style
Shtatë vende në botë ku është e ndaluar të bëni ‘selfie’

Selfie është bërë një mënyrë jashtëzakonisht e popullarizuar për njerëzit që të bëjnë fotografi gjatë pushimeve.
Megjithatë, në disa destinacione të njohura turistike në New York, Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Spanjë dhe të tjera, kanë vendosur rregulla për të parandaluar vizitorët të bëjnë selfie.
Në vijim janë shtatë nga lokacionet ku është e ndaluar të bëni selfie:
Të bësh selfie me luanët në New York
Pavarësisht se ku ndodheni në New York, është e ndaluar të bëni fotografi me kafshë, si luanët, tigrat dhe disa kafshë tjera. Ky ligj u miratua në vitin 2014 dhe kufizon ndërveprimin midis publikut dhe kafshëve për të parandaluar lëndimin ose vdekjen.