Aktualitet

Arben Ahmetaj pronar i CNA? Si po e përdor për të mbrojtur korrupsionin dhe sulmuar shokët. Disa detaje për Vesho Mallistin dhe si u çmontua skenari i inceneratorëve 

Provat dhe faktet e publikuara nga dhjetori deri më sot, të fshehura nga prokurorët e SPAK-ut Klodian Braho dhe Eneid Nakuçi, konfirmojnë jo vetëm implikimin e Arben Ahmetajt në historinë e inceneratorëve, por ngrenë dyshime të arsyeshme se Ahmetaj ishte pronari real i inceneratorëve dhe se Klodian Zoto ishte thjeshtë një maskë e tij.

Përballë fakteve, të cilat do t’i listojmë më poshtë, vetë qeveria dhe PS-ja kanë zgjedhur të heshtin. Po heshtin edhe një pjesë e mediave, pronarët e të cilave mund të kenë pasur apo mund të kenë interesa të caktuara me Ahmetajn ose si detyrim ndaj disa oligarkëve, të cilët kanë ndarë interesa me Ahmetajn kur ishte ministër Ekonomie dhe Financash.

Po hesht edhe opozita, drejtuesit e të cilët mund të shohin fatin e tyre tek fati i Ahemetaj, për diversion ndaj qeverisë ose për shkak të pazareve të përbashkëta.

Vetëm një portal periferik, i quajtur CNA, mbron sistematikisht korrupsionin e faktuar të Arben Ahmetajt dhe versionin e parë që fabrikuan Ahmetaj dhe Ilir Meta për inceneratorët, si hakmarrje ndaj ish shokëve të tyre.

Prej tre vitesh, CNA, i konsideruar si herë portali i Ridvan Bodes dhe herë si i Jamarbër Malltezit, sulmon pikërisht ish shokët e Arben Ahmetajt në biznesin e inceneratorëve, duke deformuar dhe fshehur të vërtetën.

Jo vetëm kaq. CNA përsërit emrat e mediave që kanë marrë para nga kompania e inceneratorëve, por nuk përmend kurrë përfituesin kryesor, që është Tv Klan i Aleksandër Frangat.

Një deformim dhe linjë e tillë, tregon jo vetëm se Arben Ahmetaj paguan CNA-në me paratë e inceneratorëve, por ngre dyshime të forta se Arben Ahmetaj është pronari i CNA-së, portal të cilin e ka mbuluar me paratë e inceneratorëve.

Tingëllon ironike, por CNA që bërtet prej tre vitesh për media që kanë marrë para nga inceneratorët, është segmenti mediatik që po lundron në paratë e korrupsionit të Arben Ahmetajt, kokës së inceneratorëve.

Edhe paratë që po pastrohen në një televizion dhomë e kuzhinë, dyshohet se e kanë si burim Ahmetajn.

Pas këtij portali qëndron në letra Elvi Fundo, një ish zyrtar i korruptuar i Partisë Demokratike, i njohur gjerësisht si Fundërrina dhe Vesho Mallisti.

Mallist – për shkak të konsumimit të kokainës me dy këngëtarë nga Korça.

Vesho – pasi kishte njërin vesh më të madh se sa tjetrin, por që i barazoi me para gjobash.

Kur PD-ja nuk është në pushtet, Fundo pretendon se është gazetar. Si i tillë është ndër të paktët gazetarë me vilë në Gjirin e Lalzit dhe vilë në Palasë, pikërisht në resortet ku Arben Ahmetaj ka fshehur dy vila në emrin e grave të tij.

Duke mësuar teknikat nga Bode dhe Ahmetaj, Elvi Fundo bën pastrim masiv parash me dy kompani në emrin e tij dhe të të afërmve, për të cilat do të flasim hollësisht në vijim.

Fillimisht Ahmetaj e afroi Fundon duke e joshur me karkaleca, udhëtime dhe më pas para korrupsioni, duke e blerë me gjithë tezgën mediatike CNA.

Ky portal e konsideroi dje procedimin penal për Arben Ahmetajn, kontrollin e vilave të tij dhe ngritjen e tre akuzave të rënda nga SPAK, si një lajm i vitit të kaluar, që sillet në vëmendje për të mjegulluar një raport të DASH-it.

Po si qëndron e vërteta me fakte, data, numra dhe veprime?

Siç thotë DASH, është e vërtetë që TV Klan dhe media të tjera kanë marrë para nga kompania e inceneratorëve. Në fund të të fundit, media nuk marrin vendime dhe as nuk zbatojnë kontrata publike.

Në vitin 2020, SPAK nisi hetimet për inceneratorët, duke kthyer në akuzë një kallëzim të Monika Kryemadhit, bazuar në informacione të deformuara që dyshohet se ia kishte servirur Ahmetaj.

Prokurori nga Skrapari Klodian Braho goditi për llogari të Metës, Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon, pasi u larguan nga LSI dhe u bashkuan me PS.

Për llogari të Ahmetajt u godit bashkëpuntori i tij, Klodian Zoto si dhe Stela Gugallja. Me këtë lëvizje, Meta kreu një hakmarrje ndaj Kokës dhe Bllakos, ndërsa Ahmetaj tentoi të kalonte biznesin e inceneratorëve nga duart e Zotos në duart e një pronari mediash dhe dy oligarkëve.

Kjo lëvizje u shoqërua me një fushatë të agresive mediatike.

Në 16 prill 2022, në kuadër të hetimeve për inceneratorët, janë zbërthyer 3 kompjuterë të Klodian Zotos. Aty janë gjetur prova për Arben Ahmetajn dhe Etleva Kodin, që u paguante Zoto udhëtimet.

Klodian Braho ka marrë të pandehur Etleva Kodin, pasi Zoto i kishte mbuluar udhëtimet. Kondi ishte anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për çështjen e inceneratorëve. Ajo punonte për Zoton.

Por, Klodian Braho ka fshehur provat e korrupsionit për për Arben Ahmetajn, që u gjetën në kompjuterat e Zotos. Provat ishin pagesat për udhëtime dhe fjetje në hotele me 5 yje që Zoto kishte bërë për Ahmetajn nga viti 2013 deri në vitin 2018.

Nga zbërthimi i e-maileve të Zotos u zbulua edhe vila.

Vila ishte porositur nga Zoto, kaloi tek shoku i Ahmetajt, Gerian Kuke, dhe më pas tek Erjola Hoxha, bashkëjetuesja e Ahmetajt.

Në shtator 2022, dosja e inceneratorëve ndahet në 4 fraksione. 277/1 ishte për hetimin e rolit të ministrive: Drejtësia, Financat dhe Energjitika. Emri i Ahmetajt nuk figuron askund. As ministria e Ekomisë e drejtuar prej tij, ku kishte firmosur për inceneratorët në 14 prill 2014, nuk u përfshi.

Por, grupi nuk e dinte se dardha e kishte bishtin mbrapa. Provat e fshehura për korrupsionin e Ahmetajt kishin rënë në duart disa gazetarëve.

Në 9 dhjetor 2022, gazetari Adriatik Doçi kallëzoi në SPAK prokurorët e SPAK-ut Klodian Brahon dhe Eneid Nakuçin për fshehje të provave kundër Arben Ahmetajt, devijim të hetimeve dhe shpërdorim detyre.

Në kallëzim, përfshiheshin edhe faturat e udhëtimeve. Sërish emri i Ahmetaj nuk u përfshi në hetime.

Në 22 shkurt 2023, gazetari Adriatik Doçi kallëzoi Arben Ahmetajn në SPAK, për vilën që i kishte dhënë Klodian Zoto dhe mbulimin e udhëtimeve, si shpërblim për inceneratorët.

Në 24 shkurt SPAK regjistron procedimin penal nr. 30, për Arben Ahmetajn për pastrim parash, shpërdorim detyre dhe korrupsion.

U desh një luftë 3-mujore me kallëzime dhe denoncime në media, që Arben Ahmetaj të merrej në hetim.

Në vijim bashkohen procedimet nr. 30 dhe procedimi nr. 277/1.

Ky është momenti që Klodian Brahos, tashmë i kompromentuar dhe i kapur nga Ahmetaj dhe Meta, i hiqet dosja nga duart.

Dosjen e Ahmetajt e merr vetë kreu i SPAK-ut bashkë me peokuroren Enkelejda Minollai.

Me 8 mars 2023, bëhet edhe kontrolli nga BKH-ja bëhet në vilën që Zoto i dha Ahmetajt në Gjirin e Lalzit, që figuron në emrin e Erjola Hoxhës.

SPAK po verifikon edhe dy vila të tjera në Palasë dhe Farkë, si dhe dy apartamente në Tiranë dhe Gjirin e Lalzit, që Ahmetaj i ka fshehur në emrin e bashkëshortes Albina Mançka dhe bashkëjetueses Erjola Hoxha.

Të gjitha këto lajme, sipas portalit CNA, në letra i Vesho Mallistit, por me pronar Arben Ahmetajn, nuk përbëjnë lajm, por lajm sipas Vesho Mallistit përbën gjuetia e shtrigave e dyshes Meta-Ahmetaj dhe ëndrra e Sandrit dhe e dy oligarkëve për të marrë biznesin e inceneratorëve.

Dhe sipas Vesho Mallistit, gazetarët që denoncojnë korrupsionin dhe kallëzojnë  ministra në SPAK për vjedhje, janë pabukësa dhe barktharë.

Sipas tij, gazetarët duhet të jenë si Vesho Mallisti, me vila tek oligarkët dhe politikanët e korruptuar, që pijnë kokainë dhe raki nëpër mejhane, që bëjnë televizion dhomë e kuzhinë me para gjobash dhe korrupsioni, që mbrojnë korrupsionin, që kur partia e tyre vjen në pushtet të katapultohen në poste publike, që hanë karkaleca me Tigrin, apo që e kanë humbur ‘virgjërinë’ në prehërin e priftërinjve grekë.

Shënim: Udhëtimet, vila dhe implikimi i Nakuçit në dosjen ‘Shpirti’, janë vetëm surprizat e para që çmontuan skenarin me inceneratorët.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button