Aktualitet

Një trafikant droge, kanditati i Alket Hysenit dhe Klosit për Sarandën. I morën 500 mijë euro?

Alket Hyseni qëndron pas kuintave në përzgjedhjen e kandidaturave për Bashkinë e Sarandës.

Hyseni ka vendosur si kanidat potencial  shtetasin Olti Caci me origjin nga Tepelena dhe banues në Durrës, i cili nuk ka asnjë lidhje me Sarandën.

Dyshohet se kandati Olti Caci është i përfshirë në trafik të lëndëve narkotike për të cilin do të flasim në vijim.

Ka dyshime të bazuara se Olti Caci ka paguar dyshen Alket Hyseni dhe Blendi Klosi 500.000 euro vetëm për ta përzgjedhur atë në krye të Bashkisë së Sarandës.

Olti Caci nuk është qytetar i Sarandës dhe kjo shton dyshimet për veprimin korruptiv të pagesës së 500.000 eurove tek Alket Hyseni &co.

Spostimi dhe “degdisja” e Alket Hysenit në vendet e fundit të listës së kandidatëve për deputetë në Qarkun e Vlorës në zgjedhjet parlamentare të 2021 dhe më pas tërheqja e tij nga kandidimi, u lexua si një ndëshkim që Edi Rama i bëri atij për aferat me trojet në Sarandë dhe Ksamil, si dhe për shkak të arrogancës, prepotencës, megallomanisë dhe vanitetit që përcillte në sjellje,sa herë shfaqej në zonën e tij elektorale.

Ishte një vendimarrje që u mirëprit nga komuniteti dhe nga opinioni i shëndoshë qytetar.

Në jo pak raste përfliteshin nën zë “bëmat” e tij me abuzimet me trojet,emërimet klienteliste dhe nepotike.

Pas një periudhe qetësie 2 vjecçare ai rishfaqet përsëri në skenë politike,por tashmë në hije,në rolin e dirigjentit të orkestrës që violinë të parë ka Blendi Klosin, të deleguarin e Kryesisë së PS në Qarkun e Vlorës. Këtij të fundit,Hyseni si “usta i vjetër”i njeh “dobësitë” dhe ia ka gjetur ilacin.

Objektivi ështëi qartë;
Së bashku ata po përpiqen të katapultojnë në Bashkinë e Sarandës një “marionete” nga Durrësi që mund të ketë lidhje me detin dhe turizmin por jo me Sarandën.

Një person që paraqitet si manaxher nl turizëm, por pa asnjë ditë pune në administratë, i distancuar nga Saranda dhe jo vetëm në aspektin gjeografik!

Është e qartë skema:
Nuk iu intereson qeverisja e qytetit dhe manaxhimini tij,por thjesht vula e bashkisë për të përmbyllur dhe “kopsitur”punët e lëna në mes dhe pezull dy vite më parë nga Alket Hyseni &co.

Promovimin e këtij anonimi,si figurë të suksesit e ka marrë përsipër Blendi Klosi,i cili përveç presionit e shantazhit ndaj socialistëve dhe kujtdo që kundërshton zgjedhjen e tij, përdor çdo kulisë për formalizimin si kandidaturë me cdo kusht të njeriut që s’ka lidhje me qytetin.Kjo është detyra e tij!

Të çojë emrin si kandidaturë dhe të bindë kryesinë e Ps që ky është i duhuri!
Këtu e përmbyll misionin e tij pa marrë parasysh kostot dhe pasojat politike që rrjedhin nga kjo zgjedhje.

Nëse realizohet ky skenar, kthimi i bashkisë në një “trofe” për grabitqarët e tokave mund të ketë kosto të pariparueshme jo vetëm për Sarandën dhe qyetetarët e saj, por edhe për prognozën e të majtës në të ardhmen,në këtë zonë, duke marrë në konsideratë faktin, që ky qytet ka dhuruar jo pak herë surpriza të pakëndshme karshi arrogancës prepotencës, mospërfilljes dhe fshirjes së kujtesës historike.

Qetësia e prishur te socialistët e Sarandës pritet të vendoset vetëm mbrëmjen e 25 marsit, kur do të bëhet shpallja e kandidaturave zyrtare për zgjedhjet e 14 majit./Prapaskena

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button