Aktualitet

Përplasen dy makina në Vorë, plagoset në krye të detyrës efektivja e policisë

Një efektive e Policisë Rrugore mbeti e plagosur paraditen e kësaj të mërkure në Vorë, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Burime zyrtare të policisë së Tiranës thonë se ngjarja ndodhi pranë një karburanti.

Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën dhe si pasojë e dëmtuar mbeti efektivja, e cila ndodhej në shërbim.

Ajo është dërguar në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje momentalisht nuk janë të qarta.

“Më datë 09.08.2023, rreth orës 10:30 në Vorë, në afërsi të një karburanti, janë përplasur dy automjete, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësja e Policisë së Qarkullimit Rrugor, Inspektore A. Sh., (e planëzuar në shërbim), e cila po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, tha policia në një njoftim për mediat.

/a.r

#Përplasen #makina #në #Vorë #plagoset #në #krye #të #detyrës #efektivja #policisë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button