Duke pirë kafe në pastiçeri/ Policia aksion në Vlorë, arreston 2 persona, një prej tyre i armatosur

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person i cili lëvizte me armë zjarri dhe një tjetër që ishte në tavolinë me të e kanë shpallur në kërkim.
Bëhet me dije nga burimet për media se operacioni është kryer në zonën Lungomare në Vlorë.
Është ende e paqartë motivi i arrestimit të këtij personi, por ka dyshime se i përket një grupi kriminal. Personi ende i paidentifikuar është ndaluar në ambientet e një pastiçerie, ku gjatë kontrollit fizik i është sekuestruar një armë zjarri.
Një person i dytë që ndodhej me të në tavolinë, është larguar me vrap. Personi i prangosur është shoqëruar fillimisht në policinë e Vlorës dhe më pas drejt Tiranës. Policia është në aksion e sipër për arrestimin e personave të tjerë./m.j
#Duke #pirë #kafe #në #pastiçeri #Policia #aksion #në #Vlorë #arreston #persona #një #prej #tyre #armatosur