Efektivët që tradhtojnë e shesin informacion, Balla nga Vlora: Jemi në rrugë të mbarë për t’i hequr nga radhët e policisë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi sot një takim me strukturat e Policisë Kufitare dhe Delta Forcë, që janë të vendosura dhe operojnë në vijën bregdetare nga Vlora deri në Sarandë për mbarëvajtjen e sezonit turistik.
Ndërprerja e fijeve që lidhin policinë me grupe kriminale mbetet një ndër prioritetet e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla në detyrën e tij.
“Në shumë vite kemi pasur problematika, që lidheshin me rrjedhjen e informacionit brenda strukturës së Policisë së Shtetit dhe kjo sillte për pasojë edhe dështimin e operacioneve tona policore.
Mendoj që jemi në rrugën e mbarë për të prerë fijet brenda Policisë së Shtetit që rrjedhin informacion dhe tradhtojnë aksionet e Policisë së Shtetit”, u shpreh Balla.
Balla ka përgëzuar të gjitha njësitë e Policisë së Shtetit që janë të angazhuara drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e sezonit turistik.
#Efektivët #që #tradhtojnë #shesin #informacion #Balla #nga #Vlora #Jemi #në #rrugë #të #mbarë #për #hequr #nga #radhët #policisë