Parcela e kanabisit në Zall Herr, lihen në burg 3 ushtarakët: Si t’i kontrollojmë 140 hektarë?

Gjykata ka lënë në burg 3 ushtarakët e arrestuar në Zall Herr për kultivim kanabisi. Mësohet se ata nuk kanë pranuar autorësinë e veprës penale gjatë seancës.
Ata kanë theksuar se 140 hektarë tokë është e pamundur për t’u kontrolluar e gjitha. Mbrojtja pretendoi se pa akt ekspertimi ata nuk mund të akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Po ashtu, kanë pretenduar se kanë lajmëruar eprorët e tyre për territorin e thyer dhe për pamundësinë për ta kontrolluar.
Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë; Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin dhe Gentian Zhurda, 45 vjeç, akuzohen për shpërdorim detyre.
Ata u arrestuan pas një operacioni të policisë, ndërsa 4 ushtarakë të tjerë janë proceduar penalisht në lidhje me këtë ngjarje.
/a.r
#Parcela #kanabisit #në #Zall #Herr #lihen #në #burg #ushtarakët #kontrollojmë #hektarë