Aktualitet

Parcela me kanabis në Zall Herr, gjykata e Tiranës lë në burg tre ushtarët

Tre ushtarët e repartit të Zall Herrit, ku u zbuluan 125 bimë kanabis, janë lënë në  burg nga gjykata e Tiranës. Të arrestuarit janë Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë shef seksioni i sigurisë; Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë specialist për zbulimin dhe  Gentian Zhurda, 45 vjeç, me detyrë specialist sigurie. Të tre akuzohen për shpërdorim detyre, ndërsa mësohet se ushtarakët nuk e kanë pranuar autorësinë e veprës penale.

Ndërkaq 4 të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë, mes të cilëve edhe komandanti i repartit dhe zëvendës komandanti i togës.

Pas zbulimit të parcelës me kanabis, për herë të parë në një repart ushtarak, ministri I mbrojtjes Niko Peleshi njoftoi pezullimin nga ushtria të personave të përfshirë.


#Parcela #kanabis #në #Zall #Herr #gjykata #Tiranës #lë #në #burg #tre #ushtarët

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button