Aktualitet

Moti i keq sjell aksidente, 12 të plagosur në pak minuta, mes tyre tre fëmijë

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar këtë të shtunë, këtë herë në aksin rrugor Pogradec-Lin, ku kanë mbetur të plagosur 5 persona.

Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Udënisht, ku janë përfshirë një makinë Hyundai dhe një Volkswagen.

Policia bën me dije se një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë dhe po dërgohet drejt Tiranës, teksa 3 të tjerë janë të mitur të moshës 10-13 vjeç.

Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë një parakalim i gabuar dhe lagështira, ndërkohë që vijojnë hetimet.

Më herët, një aksidenti i trefishtë u regjistrua në aksin Korçë-Pogradec, ku mbetën të plagosur 7 persona.

/a.r

#Moti #keq #sjell #aksidente #të #plagosur #në #pak #minuta #mes #tyre #tre #fëmijë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button