Aksidenti në Kroaci/ Viktima nënë e bijë nga Kosova, babai dhe djali në gjendje kritike

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kroaci dhe si rrjedhojë kanë humbur jetën dy shtetase të Kosovës. Ndërkohë dy të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda. Mediat kosovare shkruajnë se viktimat e këtij aksidenti të rënë janë nënë e bijë dhe një 33-vjeçar që ishte në makinën Volkswagen T-Roc nga zona e Zarës. Ndërkohë në gjendje kritike ndodhet babai bashkë me të birin.
Ndër të tjera mësohet se familja nga Kosova udhëtonte në një makinë gjermane, tip BMW, e cila nga përplasja është kthyer përmbys. Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë për ta kthyer dhe nxjerr shqiptarët që ndodheshin brenda. Nuk dihet ende se si ka ndodhur aksidenti që shkaktoi tre viktima.
#Aksidenti #në #Kroaci #Viktima #nënë #bijë #nga #Kosova #babai #dhe #djali #në #gjendje #kritike
Lapsi