Aktualitet

Si do na taksojnë shtëpinë?!

Qeveria do nxjerrë një ligj që vendos taksë për shtëpitë. Sipas ligjit do taksohet dhe shtëpia ku jeton, përveç shtëpive të dyta apo të treta që mund të kenë disa.

Nëse shtëpia e dytë mund të shikohet dhe si mall luksi dhe mund të tatohet, në asnjë mënyrë nuk duhet të taksohet shtëpia ku jeton.

Mjafton të marrim shembull Italinë fqinje ku jo vetëm nuk tatohet shtëpia e parë ku jeton (vetëm nëse është vilë è madhe apo kështjellë), por ka dhe incentiva fiskale për blerjen e shtëpisë së parë.

Përveçse është johumane, vendosja e një takse të tillë do jetë dhe kunderproduktive, duke nxitur dhe ata pak që kanë ngelur, të ikin nga sytë këmbët nga një shtet që vetëm mendon si t’i rrjepë në mënyrën më të paturpshme e moskokëçarëse në gjithë historinë e Shqipërisë. (Endri Tafani)

#taksojnë #shtëpinë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button