Tech

Berisha kërkoi dorëheqjen e tij, Metani e injoron: Ta harrojë se mund të shantazhojë ILD-në

Inspektorit i Lartë të Drejtësisë për deklaratat e z. Sali Berisha, po ju përcjell përgjigjen që z. Metani i ka dhënë sot paradite gazetares Anila Hoxha (me mirëkuptimin e saj), në kuadër një interviste të programuar më herët mbi procesin e ankimimit në ILD.

Pyetje: Zoti Berisha kërkoi dorëheqjen tuaj një ditë më parë. A keni një koment?

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani: Unë nuk kam dëshirë të merrem me komente politike, por do respektoj pyetjen tuaj. Për rastin konkret, por edhe kujdo tjerër, që ka ankesa apo akuza ndaj Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ose Artur Metanit, i them që të shkojë në prokurori.

Se dyti, cdokush që kërkon të intimidojë ose të ndikojë, apo të bëjë presion në punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ta harrojë! Ta harrojë!

Me mirëkuptimin tuaj, një informacion të plotë për intervistën do ju dërgoj në një moment të dytë.

/a.r

#Berisha #kërkoi #dorëheqjen #tij #Metani #injoron #harrojë #mund #të #shantazhojë #ILDnë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button