Aktualitet
Tepelenë/ Gjenden bimë kanabisi të kultivuara në zona të pyllëzuara, nën hetim kryetari i fshatit

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, Policisë Memaliaj ka gjetur në një zonë të pyllëzuar 37 bimë kanabisi të kultivuara, të cilat u asgjësuar me anë të djegies.
Ndërsa ende nuk dihen kultivuesit e bimëve narkotike, policia ka vënë nën hetim P. H., 66 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Përparimaj, Memaliaj, pasi akuzohet për shpërdorim detyre.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kultivimit të bimëve narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
#Tepelenë #Gjenden #bimë #kanabisi #të #kultivuara #në #zona #të #pyllëzuara #nën #hetim #kryetari #fshatit
Lapsi