Aktualitet
Rezerva valutore në nivele rekord, BSH rrit në 300 milionë euro shumën e parashikuar për të blerë në treg

Banka e Shqipërisë ka rritur në 300 milionë euro shumën e parashikuar për të blerë në tregun e këmbimit valutor. Blerjet e parashikuara të valutës nga Banka Qendrore ishin parashikuar në nivelin maksimal të 220 milionë eurove, por rënia e fortë e euros ka detyruar institucionin që harton politikën monetare të zgjerojë me 80 milionë euro blerjet. Nisur nga e premtja, Banka Qendrore planifikon të tërheqë 5 deri në 9 milionë euro nga tregu valutor, për të vijuar ankandet në 18 gusht, 22 shtator, 18 tetor, 6 dhe 20 dhjetor.
#Rezerva #valutore #në #nivele #rekord #BSH #rrit #në #milionë #euro #shumën #parashikuar #për #të #blerë #në #treg