Tech

Makinë me xhama të errësuar / Shoferi tenton të korruptojë policët, por i ndodh e papritura

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë ndaluar në Rrugën e Kosovarëve, automjetin me xhama të errësuar, me drejtues shtetasin E. K. Në momentin që punonjësit e Policisë i kanë kërkuar autorizimin për xhamat e errësuar, shtetasit E. K., ai ka tentuar t’i korruptojë ata, duke iu ofruar një shumë parash me qëllim shmangien e masës administrative sepse xhamat e zinj të automjetit i kishte vënë pa autorizimin përkatës.

Me këtë rast, ka shkuar në 68 numri i drejtuesve të automjeteve, të cilët kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

#Makinë #xhama #të #errësuar #Shoferi #tenton #të #korruptojë #policët #por #ndodh #papritura

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button