Aktualitet
Tragjike në Berat, makina përplas për vdekje këmbësorin

Policia e Beratit njofton se rreth orës 21:15, në vendin e quajtur “Stan”, Moravë, një automjet që drejtohej nga shtetasi G.Z, ka aksidentuar shtetasin A.A., 75 vjeç, këmbësor.
75-vjeçari pasi u transportua në spital, humbi jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
/a.r
#Tragjike #në #Berat #makina #përplas #për #vdekje #këmbësorin