Tech

U kapën në flagrancë duke prerë pemë në parkun kombëtar “Shebenic”, në pranga autorët

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, në bashkëpunim më inspektorët për mbrojtjen e pyjeve, kanë evidentuar dhe goditur një rast të prerjes së paligjshme të pyjeve, në fshatin Rrajcë, në vendin e quajtur “Gavadec”, zonë e mbrojtur e parkut kombëtar “Shebenic”.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestuan shtetasit Sh. B., 57 vjeç dhe E. V., 27 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, pasi u kapën në flagrancë duke prerë pemë ahu, në zonën e mbrojtur të këtij parku.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, kryer në bashkëpunim.

/a.r

#kapën #në #flagrancë #duke #prerë #pemë #në #parkun #kombëtar #Shebenic #në #pranga #autorët

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button