Tech

Porti ndërkombëtar tokësor i Urumqit zhvillohet me një koncept të ri

Porti ndërkombëtar tokësor i Urumqit ka synuar standardin e lartë dhe ka krijuar rrugë të reja, duke zbatuar një model të ri transporti dhe teknologji të reja në menaxhimin e linjave të transportit. Kjo e ka ngritur në mënyrë të dukshme aftësinë e konkurrimit të këtij porti.

Në një intervistë për CMG-në, zv.kryemenaxheri i Grupit të Portit Ndërkombëtar Tokësor të Xinjiang-ut, Zhao Yi, u shpreh: “ Xinjiang-u, si zonë thelbësore në Rrugën e Mëndafshit, është përfshirë në strategjinë shtetërore. Kjo ka shumë rëndësi. E shohim portin tonë si nyjën më thelbësore, pasi këtu në Xinjiang mund të integrohen kapacitetet logjistike nga i gjithë vendi dhe të çlirohen drejt Azisë Qendrore dhe Europës.”

Gjatë vizitës në vitin 2022, Xi Jinping vuri në dukje: “Me thellimin e nismës ‘Një brez, një rrugë’, Xinjiang-u nuk është më një rajon i largët, por një zonë thelbësore dhe një nyjë transporti.”

Për një efektivitet më të madh të transportit dhe tregtisë në Brezin Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit, porti ndërkombëtar tokësor i Urumqit ka bashkëpunuar aktivisht me sektorët doganorë dhe hekurudhorë, duke nxitur zhvillimin e korridorit të transportit rrugor e hekurudhor Kinë – Kirgizistan – Uzbekistan. Porti ndërkombëtar tokësor i Urumqit ka nisur me sukses transportin e rregullt tokësor-hekurudhor Kinë – Kirgizistan -Uzbekistan dhe provën e “transportit me shumë mënyra + korridor tokësor-detar”, duke formuar modelin e ri me “shumë korridore dhe shumë biznese”.

Përveç tregut të jashtëm, porti ndërkombëtar tokësor i Urumqit ka zhvilluar aktivisht bashkëpunim me portet dhe nyjat kryesore të transportit të Kinës, duke formuar modelin e zhvillimit të përbashkët. Kjo ka ngritur më tej efektivitetin e tregtisë dhe transportit në Brezin Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit.

Porti tokësor ndërkombëtar i Urumqit ka shtuar bashkëpunimin me portet detare të Tianjin-it e të Shandong-ut. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, janë bërë 280 udhëtime të përbashkëta transporti detar-hekurudhor. Krahas kësaj, porti i Urumqit ka shtuar aktivisht bashkëpunimin me qendrat logjistike në rang kombëtar.

Statusi i ri e ka inkurajuar portin e Urumqit të përparojë pandërprerë. Me modelin e ri dhe shfrytëzimin e teknologjive moderne, porti ndërkombëtar tokësor i Urumqit në vitin e fundit ka pasur përparime dhe arritje të dukshme.

Deri në qershor 2023, janë nisur gjithsej mbi 7 mijë trena të rregullt Kinë-Europë. Në gjashtëmujorin e parë të sivjetshëm janë bërë 618 udhëtime, 1.5 % më shumë se gjatë së njëjtës periudhë të një viti më parë, çka përbën 84 % të trenave në mbarë Xinjiang-un. Një vit pas vënies në përdorim të qendrës së postës të shpejtë, J&T dhe ‘Cainiao’ kanë pasur një import-eksport prej mbi 60 milionë pakosh në vit nëpërmjet portit hekurudhor të Urumqit.

#Porti #ndërkombëtar #tokësor #Urumqit #zhvillohet #një #koncept #të

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button