Tech

Sherri në Hamallaj, gjykata lëshon urdhër mbrojtjeje për familjen Kaçi

Gjykata e Durrësit ka lëshuar urdhër mbrojtjeje për familjen Kaçi në Hamallaj. Kujtojmë se të dielën Pjetër Kaçi dhe 4 djemtë e tij u konfliktuan me ish-gardistin Martin Nikolla dhe familjarët e tij.

Ngjarja dyshohet se ndodhi për një rrugë kalimi që shpeshherë ka shkaktuar përplasje mes dy familjeve. Pasi u përplasën fizikisht, Nikolli qëlloi me armë në ajër. Pas ngjarjes ai u përjashtua nga radhët e Gardës.

Bashkë me gardistin, policia njoftoi edhe arrestimin e një të afërmi të tij, që po ashtu u përfshi në konflikt.

Ai është Afred Nikolla dhe akuzohet për kanosje, plagosje të rëndë me dashje dhe prishje të qetësisë publike.

/f.stafa

#Sherri #në #Hamallaj #gjykata #lëshon #urdhër #mbrojtjeje #për #familjen #Kaçi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button