Aktualitet

Shehaj: Veliaj vazhdoi pagesat në favor të kompanisë guaskë, duhet të jap dorëheqjen

Shehaj

Pas lajmit për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj.

Shehaj kërkon dorëheqjen e Veliajt.

Lexo më tej: Si e mbrojti Rama me Veliajn djegien e miliona eurove tek inceneratori i Tiranës 


Pasi rreshton faktet e zbuluara nga SPAK për lidhjet e Erion Veliajt me aferën e inceneratorëve, Shehaj konkludon reagimin me një konstatim.

“Dorëheqja nuk mund të vijë vetëm në rast arrestimi nga SPAK-u!”

Reagimi i plotë i Agron Shehajt: 

Në thelb Veliaj vazhdoi pagesat për inceneratorin e Tiranës me pretendimin se pronarë nuk ishin Zoto dhe Mërtiri.

SPAK zbuloi se Veliaj gënjente! Ata janë pronarët.

SPAK zbuloi edhe përfshirjen e Veliajt në këtë aferë: Propozimi i tij për PPP; Këmbëngulja publike për vlefshmërinë e inceneratorit; Firma për të marrë përsipër kostot duke anashkaluar Këshillin Bashkiak; Vendimi i Këshillit Bashkiak i përgatitur nga Zoto, Refuzimi për të ndalur pagesat drejt kompanisë guaskë në Holandë.

Faktet dolën nga hetimet e SPAK. Veliaj duhet të jap dorëheqje.

Dorëheqja nuk mund të vijë vetëm në rast arrestimi nga SPAK-u!

 

#Shehaj #Veliaj #vazhdoi #pagesat #në #favor #të #kompanisë #guaskë #duhet #të #jap #dorëheqjen

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button