Life Style
Shikimi i tepërt i televizorit i bën fëmijët agresivë

Shikimi i tepërt i televizorit i bën fëmijët e vegjël agresivë. Qëndrimi i gjatë para televizorit i bën fëmijët anti-social. Një studim i kryer mes fëmijëve të moshës tre vjeç tregoi se 65 % e fëmijëve shikojnë televizor mesatarisht dy orë në ditë. Përveç kësaj, ata janë të ekspozuar ndaj transmetimeve pasive televizive mesatarisht pesë orë në ditë, sepse televizori përdoret edhe nga anëtarët e tjerë të familjes. E gjithë kjo mund të çojë fëmijët e vegjël në sjellje agresive.