Tech

Apartamente, dyqane, truall dhe vilë, GJKKO konfiskon pasuritë e Eglantina dhe Vito Bibës, akuzohen për…

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur konfiskimin e pasurive tështetasve Vito (Vehap) Biba dhe shtetases Englantina Biba.

Vehap Biba rezulton një person i dënuar me 20 vite burg nga gjykata e Breshias për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Ndërkohë që shtetasja Englantina Biba është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Me këta vendime, Gjykatat kanë vendosur konfiskimin e pasurive si më poshtë:

Pasuri e llojit “Truall” me sipërfaqe 352,6 m2 me sipërfaqe ndërtese 138,2 m2, Tiranë, në pronësi të Vito Biba;

Pasuri e llojit “Njësi” me sipërfaqe 292,8 m2, adresa Tiranë, në pronësi të Eglantina Biba;

Pasuri e llojit “Njësi” me sipërfaqe 274,8 m2, adresa Tiranë, në pronësi të Eglantina Biba;

Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 263,8 m2, adresa Tiranë, sipërfaqe shkalle 19,8 m2, sipërfaqe verande 36,3 m2, në pronësi të Eglantina Biba;

Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 263,8 m2, ….. sipërfaqe verande 5,5 m2, në pronësi të Eglantina Biba;

Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 263,8 m2, adresa Tiranë, sipërfaqe verande 5,5 m2, në pronësi të Eglantina Biba;

Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 263,8 m2, adresa Tiranë, sipërfaqe verande 5,5 m2, në pronësi të Eglantina Biba;

Pasuri e llojit “Ndërtesë” me sipërfaqe 91,6 m2, me adresë Tiranë; godinë banimi 2 kate + 1 kat nëntokë: sipërfaqe kati nëntokë 40,2 m2, sipërfaqja e katit përdhe 91,6 m2, sipërfaqe verande 17,9 m2, sipërfaqja e katit të parë 91,6 m2, sipërfaqe verande 22,7 m2, në pronësi të Davide Vito Biba;

Pasuri e llojit “Truall” me sipërfaqe 262,5 m2 me sipërfaqe ndërtese 87,5 m2, godinë banimi 3 kate+1 kat nëntokë , sipërfaqe kati nëntokë 42,7 m2, sipërfaqja e katit përdhe 87,5 m2 (verandë 33.6 m2), sipërfaqja e katit të parë 121,1 m2 dhe sipërfaqe e katit të dytë 121,1 m2, në pronësi të Fatime Biba;

/a.r

#Apartamente #dyqane #truall #dhe #vilë #GJKKO #konfiskon #pasuritë #Eglantina #dhe #Vito #Bibës #akuzohen #për..

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button