Tech

Vrasja në Maliq, flet nëna e autorit: E takova djalin para 3-4 ditësh, ngjarjen e mora vesh mbrëmë në mesnatë

Nëna e autorit 55-vjeçar, i cili u gjet i vetëvrarë me armën e krimit që vrau bashkëshorten një natë më parë të fshatit Zëmblak, thotë se u njoftua për ngjarjen tragjike, mbrëmë në mesnatë.

Për Report Tv, e moshuara tregon se nuk ka pasur asnjë kontakt me të birin prej ditësh.

 “Për nusen e mora vesh mbrëmë nga mesnata, teksa flisnin njerëzit. Këtu ishin mbledhur shumë njerëz. Isha mbrapa derës kur më thanë se ai e ka vrarë Lizën. Gjergji qëndroi mbi 20 vite në Greqi, kanë tre fëmijë, njëra është e martuar dhe ka fëmijë, tjetra pritet të martohet, ndërsa djalin e ka 21 vjeç. Gjergjin për herë të fundit e kam takuar para 3 ose 4 ditësh sepse ikte shpejt gjithmonë”, u shpreh e moshuara.

Gjegji Mulallli vrau një natë më parë bashkëshorten, iku nga vendi i ngjarjes dhe u shpall në kërkim. Pasi forcat e policisë e kishin lokalizuar, ai ka hapur zjarr ndaj tyre, ndërsa policia njofton se më pas është vetëvrarë. Ai u gjet në një banesë të tij të braktisur në fshatin Zëmblak.

/f.stafa

 

#Vrasja #në #Maliq #flet #nëna #autorit #takova #djalin #para #ditësh #ngjarjen #mora #vesh #mbrëmë #në #mesnatë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button