Dhuna në Hamallaj/ I përfshirë shoferi i Lindita Nikollës, qëlloi me armën e shërbimit

Në dhunën e ushtruar ndaj familjes Kaçi në Hamall të Durrësit është përfshirë edhe punonjësi i gardës Martin Nikolli, i cili me detyrë dyshohet se është shofer i kryeparlamentares Lindita Nikolla.
Policia ka shoqëruar disa persona dhe po punohet për zbardhjen e mëtejshme të kësaj ngjarje të rëndë.
Njoftimi:
Rreth orës 11:30, në Hamallaj, dyshohet se për motive pronësie, janë konfliktuar duke përdorur mjete të forta, anëtarët e një familjeje, shtetasit P. K., K. K. dhe S. K., me anëtarët e një familjeje tjetër, shtetasit A. N., P. K. dhe M. N.
Gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi M. N., punonjës i Gardës, ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit. Nga të shtënat nuk është dëmtuar asnjë person.
Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shoqërimin e të gjithë personave të përfshirë në konflikt, në Komisariatin e Policisë Durrës.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, do të ketë njoftim të plotë.
#Dhuna #në #Hamallaj #përfshirë #shoferi #Lindita #Nikollës #qëlloi #armën #shërbimit
Lapsi