Aktualitet
Zyrtari i PD-së, Zekthi: Pse nuk pati mbledhje të Këshillit Kombëtar, Bardhi bëri një budallallëk

Në një intervistë për Euronews Albania, ai nënvizoi se nuk e ka tagrin Sekretari i Përgjithshëm i PD që të mbledhë Këshillin Kombëtar.
Sipas tij, Këshilli Kombëtar thirret nga Kryesia e PD-se ose nga kryetari i kësaj partie.
“Procesi i zgjedhjeve të ditës së nesërme është i pakthyeshëm. Nuk ka pasur mbledhje të Këshillit Kombëtar.
Kjo është një gjë qesharake dhe absurde. Sekretari i Përgjithshëm i PD nuk ka të drejtë të thërrasë Këshillin Kombëtar, nuk e ka tagrin.
Sekretari merr në shqyrtim vetëm gjërat që do të zbatojë dhe nuk merr vendime. Këshilli Kombëtar thirret nga Kryesia e PD ose nga Kreu i PD-së”- tha ai. Euronews
#Zyrtari #PDsë #Zekthi #Pse #nuk #pati #mbledhje #të #Këshillit #Kombëtar #Bardhi #bëri #një #budallallëk