Life Style
Sot zgjedhjet për kryetarin e PD/ Flutura Açka: Nuk votojmë emrin, por demokratizimin e PD-së

Kjo e fundit shkruan në rrjetet sociale se sot nuk votohet për emrin, por për procesin pa kthim të demokratizimit të PD-së.
REAGIMI I AÇKËS
Qiejt e pastër politikë në demokraci, nuk ndodhin prej natyre si çdoherë pas stuhisë. Për qartësinë e tyre duhet të lesh shenjën tënde: të vizatosh blu mbi blu.
Dhe demokratët sot kanë shenjën e tyre. Sot nuk votohet emri, por procesi pa kthim i demokratizimit të Partisë Demokratike, votohet ndarja përfundimtare nga tranzicioni dhe politika pseudoeuropiane.
Është një betejë e vështirë, shumë e vështirë, por jo e pamundur.
#Sot #zgjedhjet #për #kryetarin #Flutura #Açka #Nuk #votojmë #emrin #por #demokratizimin #PDsë