Kosovë/ A do ketë në shtator protesta kundër Kurtit?!

Ai tha se komunat në veri të vendit nuk mund të mbahen me polici pasi sipas tij në ato zona kryetarët e zgjedhur nuk përfaqësojnë shumicën dhe kjo nuk është demokratike.
Ai tha më tej se në shtator e gjithë shoqëria e Kosovës, që sipas tij është shumicë do angazhohen në protesta masive për të rrëzuar qeverinë e Kurtit ndërsa shtoi më tej se kryeministri do duhet të mbajë edhe përgjegjësi penale për situatën në të cilën futi veriun e Kosovës.
“Që t’ia ndërpresim Kurtit këtë ideologji të tij, ne do organizohemi në shtator në protesta masive dhe të pandalshme deri në rrëzimin e tij, e natyrisht ai do duhet të japë përgjegjësi penale para gjykatave pasi na ka futur në probleme të mëdha me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
#Kosovë #ketë #në #shtator #protesta #kundër #Kurtit