Pse u bënë ndryshimet e fundit në PS? Flet deputeti socialist: S’ka aspak eufori, ka përqëndrim, ndarje detyrash…!
Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Metaj tha se ndryshimi i sekretarëve të PS-së është një taktikë, që kryetari Rama ka vendosur ta ndërmarrë pikërisht në këtë moment dhe sipas tij është normale që të bëhen ndryshime të herëpashershme kur bëhet fjalë për një ekip politik.
Metaj komentoi se kjo mbledhje Asambleje u zhvillua pas një fitoreje spektakolare në zgjedhjet vendore, që i kishte çuar anëtarët në një gjendje euforie dhe se ristrukturimi ishte i nevojshëm.
“Kryeministri është pikërisht aty, drejtuesit e Partisë Socialiste janë pikërisht aty dhe secili nga ne e kupton që ky është vërtet një moment mjaft i rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë, për të ardhmen e saj europiane dhe për të hedhur hapin përfundimtar të ndarjes së dy epokave.
Në këtë pikë, kryeministri, dhe ne e kuptojmë, kërkohet një përqendrim maksimal pa lëshuar asnjë centimetër, pa bërë asnjë gjysmë hapi pas, por duket të fokusohemi në objektivin tonë që është ai i ecjes gjithmonë përpara.
Në këtë pikë nuk ka aspak eufori, ka përqëndrim, ndarje detyrash, vëmendje dhe monitorim për secilin në kryerjen e detyrave të tij,” – u shpreh Metaj në një intervistë për Euronews Albania./m.j
#Pse #bënë #ndryshimet #fundit #në #Flet #deputeti #socialist #Ska #aspak #eufori #përqëndrim #ndarje #detyrash..